Lajme
Barroso vjen për të “inspektuar” përparimin në Kosovë
Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jose Manuel Barroso do të vizitojë sot Prishtinën, ku do të ketë takime me krerët me të lartë institucionalë – presidenten, kryeministrin, kryeparlamentarin dhe përfaqësues të partive politike, si dhe përfaqësues të pakicave.
Pritet që Barroso, së bashku me komisionarin për Zgjerim të BE, Stefan Fuele, t’ua bëjnë me dije zyrtarëve kosovarë për çfarë duhet bërë në përmbushjen e kritereve, si për procesin e liberalizimit, ashtu edhe për procesin e integrimit.
Barroso pritet të kërkojë nga institucionet e vendit zbatimin e obligimeve të dala nga raporti i fundit i progresit, dhe kryerjen e reformave konkrete, ne mënyrë që raporti i ardhshëm, që do të publikohet në nëntor të këtij viti, të shënojë ndonjë progres.
Kreu i KE-së, dje qëndroi në Beograd, ndërkaq ka anuluar vizitën në Tiranë për shkak të zhvillimeve paszgjedhore atje. Gjatë takimeve me zyrtarët serbë, Barroso ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, por ka porositur qeverinë serbe se problemet me Kosovën duhen zgjidhur.
“Unë besoj se është e mundur të gjendet një zgjidhje pragmatike”, ka thënë Barroso në Beograd, pas takimit me presidentin serb, Boris Tadiq.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











