Sport
Basha gjen golin e parë
Basha i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e gjashtë duke goditur saktë me kokë brenda zone
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha ka shënuar golin e parë me fanellën e Comos. Edhe pse kjo ndeshje nuk kishte shumë rëndësi për skuadrën e Bashës, pasi tashmë ka rënë nga kategoria e Serie B, ai arriti të shënojë gol, që ishte i pari prej se u transferua në janar, shkruan albinfo.ch.
Basha i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e gjashtë duke goditur saktë me kokë brenda zone pas një krosimi të Casettit. Ky ishte goli i parë për Bashën me fanellën e Comos, por miqtë gjithsesi nuk arritën të ruanin epërsinë pasi Avellino barazoi shifrat në të 12-tën me D’Angelon që fiksoi rezultatin përfundimtar të këtij takimi në 1:1.
Basha pritet të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën e kuqezinjve në Francë dhe trajneri Gianni De Biasi ka shumë besim në të.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës mban sonte koncertin “Kosova18” në Varshavë -
Cyrih
Ankandi bamirës i pikturave në Cyrih mbledh fonde për gratë e prekura nga kanceri i gjirit
Jeta në Zvicër
-
Përse në COOP mungojnë bananet? Bananet aktualisht nuk janë të disponueshme në sasitë e zakonshme në Coop. Cila është arsyeja!... -
“Më dhuro një tregim” në gjuhën shqipe -
Ish polici akuzohet se ka vjedhur 500 mijë franga nga matësit e parkimit -
Glarus: Një shqiptar dhe një rumune arrestohen për trafikim droge -
Zvicër: Mbi 400 të infektuar me virusin Chikungunya















