Kosova
Basha, kundër shkëmbimit të territoreve
"Pakoja e Ahtisarit nuk lë asnjë vend për mëdyshje. Ajo përcakton qartë integritetin territorial, formën unitare të qeverisjes dhe i bashkëngjit asaj vullnetin e shprehur të popullit të Kosovës"
Edhe lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka thënë se është kundër rikonfigurimit të kufijve të Ballkanit, duke e quajtur këtë si strategji kundër BE-së dhe NATO-s.
Basha ka deklaruar se PD-ja e mbështet dialogun dhe është pro njohjes reciproke Prishtinë- Beograd, si një parakusht për ecjen përpara të dy vendeve drejt anëtarësimit të plotë në BE, në rastin e Kosovës, edhe në anëtarësimit të saj në NATO.
“Pakoja e Ahtisarit nuk lë asnjë vend për mëdyshje. Ajo përcakton qartë integritetin territorial, formën unitare të qeverisjes dhe i bashkëngjit asaj vullnetin e shprehur të popullit të Kosovës, përmes përfaqësuesve legjitimë të popullit të Kosovës, Parlamentit të Kosovës, për një Kosovë anëtare në BE dhe NATO”, ka thënë Basha.
Ai ka shtuar se në momentin kur të gjitha shtetet fqinje të jenë në BE, kufijtë nuk kanë më asnjë lloj kuptimi. “Ç’kuptim ka kufiri franko-gjerman. Çdokush që ka pasur mundësinë të udhëtojë nga Franca në Gjermani, apo anasjelltas, e di se mallrat, njerëzit, kapitali, kalojnë pa asnjë farë vështirësie. BE këtë ka vlerë, që i zeron kufijtë dhe i njëson rregullat, ligjet, të drejtat e qytetarëve, pavarësisht nëse jeton në Lisbonë apo Bratisllavë, në Helsinki apo në Nikocia. Cykështë rezultati final i anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE”, ka thënë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












