Shqipëria
Basha: Nuk ka negociata, Rama rriti eksportin e krimit, drogës e migrimit
Në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me krimin.
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka akuzuar, Kryeministrin Edi Rama për lidhjet me krimin në Shqipëri.
Basha në kuvend gjatë ditës së sotme ka thënë edhe se nuk ka hapje të negociatave me Be-në, shkruan Albinfo.ch.
Sipas Bashës, Edi Rama ka rritur eksportin e krimit, drogës dhe emigrimit.
“Askush përveç Këshillit Europian nuk mund të hap negociatat. Rama brodhi cep më cep duke rrahur gjoksin se në Shqipëri nuk ka më krim dhe se Shqipëria i meriton hapjen e negociatave. Ne shkuam kryeqytet më kryeqytet, ku edhe në ato vende që e dinë shumë mirë që Edi Rama ka rritur eksportin e krimin, eksportin e drogës dhe emigrimin”, tha Basha.
Sipas Bashës “..në Europë nuk shkohet duke mashtruar, duke gënjyer. Nuk janë më 5 kushtet fillestare, por tashmë janë 13. Shqiptarët duhet ta kuptojnë që vendimin për negociatat e hapin vetëm vendet anëtare. Për sa kohë të kemi një ministër të Brendshëm duke ndihmuar vëllai e tij të lidhur me trafikun e drogës, një ish-ministër tjetër eksportues të drogës në Europë, qershori i vitit tjetër do të jetë edhe më keq se ky qershor”.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër












