Kosova
Bashkatdhetari nga Zvicra bëhet banori i parë në lagjen “Hill House” në Kamenicë
Lagjja më e re në Kamenicë tani do të bëhet me banorin e saj të parë. Milazim Shillova, i cili jeton në Cyrih të Zvicrës që nga viti 1994, tashmë ka vendosur të investojë në patundshmëri në vendlindjen e tij, në Kosovë.
Në një bisedë për Albinfo.ch, bashkatdhetari me prejardhje nga Kamenica, ka treguar për arsyen e investimit në blerjen e shtëpisë, në lagjen e ndërtuar mbi standarde zvicerane, “Hill House – Kamenica”.
“Arsyeja pse kemi vendosur për blerjen e shtëpisë në lagjen “Hill House” është plani që e kam parë edhe në vende të tjera, si për shembull, në Prishtinë, ashtu një lagje si qytet i vogël, më privat, më shumë gjelbërim dhe pamje fantastike! Kur kam dëgjuar se kjo po realizohet në vendin ku jam rritur, nuk kam pasur nevojë fare të mendoj më gjatë”, ka thënë ai, derisa ndër të tjera ka theksuar që “kualiteti dhe besimi për punën e pronarit, si pikë e parë, ashtu edhe sinqeriteti në komunikim me të”, kanë qenë arsye edhe më të fuqishme.
Ndërsa ajo që e ka tërhequr më shumë për të blerë shtëpi në lagjen “Hill House – Kamenica”, duket të jetë vendlindja dhe natyra.
“Më së shumti që më ka tërhequr është vendlindja ime, pamja dhe natyra si prioritet i lartë. Ajri i pastër edhe të gjitha këto të mira në standard të Zvicrës tash edhe në vendin tim!”, është shprehur bashkatdhetari Milazim Shillova.
Edhe sa i përket përmbushjes së kërkesave që Shillova ka pasur lidhur me shtëpinë dhe lagjen, ai është shprehur tejet i kënaqur.
“Jam befasuar pozitivisht, jam gjithmonë në kontakt gjatë realizimit dhe pres të bëhet siç është në plan”.
Shillova tash e sa vjet viziton vendlindjen së paku dy herë brenda vitit, ndërsa viti 2022 do të jetë pak më ndryshe, kur vizita do të ketë edhe një bazë më të fuqishme, shtëpinë në vendlindje.
Ndryshe, “Hill House – Kamenica” është lagje e ndërtuar mbi standarde të larta të punës, e cila kishte filluar të ndërtohet në fillim të muajit korrik 2021, ndërsa pritet që shtëpitë të jenë të banueshme qysh në pranverën e vitit 2022.
/Shkrim i sponzorizuar/
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate të skuqura të ngrira, majonezë dhe ketchup... -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg















