Zhvillim
Bashkatdhetari nga Zvicra ndihmon Handikosin e Gjilanit
Selajdin Azemi bashkatdhetar nga Zvicra i gëzoi personat me aftësi të kufizuar duke sjellë pesë karroca, tri shëtitore, dhjetë palë kukëza nën bërryl dhe dy karroca hidraulike mekanike për persona të lidhur për shtrati
Fatmir Shurdhani menaxher i Shoqatës Handikos në Gjilan, ka bërë të ditur se janë ndihmuar me disa ndihma që përfshijnë mjete të ndryshme ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar, shkruan 2l online. “Selajdin Azemi bashkatdhetar nga Zvicra i gëzoi personat me aftësi të kufizuar duke sjellë pesë karroca, tri shëtitore, dhjetë palë kukëza nën bërryl dhe dy karroca hidraulike mekanike për persona të lidhur për shtrati”, ka thënë Shurdhani, duke u shprehur mirënjohës për këtë, ndaj Azemit.
Sipas tij, këto pajisje kanë arritur në Handikos me vizitën që i ka bërë kësaj shoqate, Selajdin Azemi , sa ishte në kohën e pushimeve këtu dhe ai ishte shprehur se kjo është vetëm një nismë sepse në të ardhmen do të përkrahë edhe me tepër e më fuqishëm personat me aftësi të kufizuar.
“Kjo na jep të kuptojmë se qytetarët e komunës së Gjilanit kanë arritur një vetëdijesim për t’i mbështetur dhe për t’i përkrahur personat me aftësi të kufizuar. Ne do të donim që të ndodhë një vetëdijesim edhe me i madh në institucionet tona lokale që të këtë një mbështetje më të madhe për këtë kategori të shoqërisë”, ka thënë menaxheri i Handikosit, Fatmir Shurdhani.
Ai ka bërë të ditur se ofrojnë mjete ndihmëse të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar në mënyrë që këta persona të jenë sa më të pavarur dhe të integruar në shoqëri.
“Institucionet tona jo që nuk punojnë në eliminimin e barrierave fizike nëpër trotuare por ato ende vazhdojnë me avazin e vjetër e krijojnë barriera duke u pamundësuar lëvizjen e lirë edhe në vendkalimet e këmbësorëve. Krejt në fund e falënderojmë donatorin Selajdin Azemin për kontributin e dhënë në ofrimin e këtyre mjeteve ndihmese”, ka thënë menaxheri Shurdhani.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 Orari i ri i trenave të Zvicrës për vitin 2026 hyn në fuqi më 14 dhjetor.... -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet













