Lajme
Bashkëpunimi ekonomik në mes Kosovës dhe Austrisë do të vazhdojë
Ambasadori i Austrisë në Kosovë Johann Brieger ka vizituar Odën Ekonomike të Kosovë, dhe me këtë rast bisedoi me kryetarin Safet Gërxhaliu. Në takim u tha se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Austrisë do të vazhdojë e dh enë të ardhmen.
Duke iu falënderuar për ndihmën që Austria i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, kryetari Gërxhaliu ka theksuar se ambasadori Brieger ka një begraund ekonomik i cili i ndërlidhur me aktivitete politike siguron një angazhim dhe një partneritet te mirëfilltë dhe me siguri do të kontribuon avancimit te bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.
Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se Austria ka qenë gjithmonë qendër politike, ekonomike dhe kulturore për Kosovën. Ai theksoi se është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik në mes të Austrisë dhe Kosovës.
Kurse ambasadori Brieger tha se përkrahja e Austrisë për Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Ekonomia është një fushe qendrore për zhvillimin e mëtutjeshme të shtetit të Kosovës. Ne kemi këtu kompani nga Austria që intensivisht veprojnë në tregun e Kosovës, pra janë kompani mjaft të suksesshme në tregun kosovar dhe shpresojmë se në të ardhmen veprimtaria e tyre do të zgjerohet”, tha ambasadori Brieger.
Po ashtu në takim, u identifikuan problemet e kompanive austriake që veprojnë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













