Kosova
Bashkëpunimi mes të rinjve nga Kosova dhe Shqipëria
Në Gjirokastër të rinj të talentuar nga Shqipëria dhe Kosova po punojnë së bashku për të rikrijuar traditën në veshjet moderne.
Prej shumë vitesh organizata “Trashëgimi Kulturore pa Kufij” punon në vendet e Ballkanit Perëndimor për nxitjen dhe mbështetjen e të rinjve për të ruajtur vlerat më të mira të traditës, shkruan Zëri i Amerikës.
Kuratorja e këtij aktiviteti Esmeralda Marku, pedaoge në Universitetit Polis flet mbi punë e të rinjve.
“Fokusi i kësaj puëntorie është që ne të sjellim veshje moderne të përdorshme në ditët e sotme, por të bazuara në forma të vjetra të veshjes qoftë e veshjes tradicionale, por qoftë e sjelljes së elementëve arkitektonikë në veshje”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch.
“Synimi ynë kryesor është të kemi një bashkëpunim të thellë kultural mes gjithë pjesëmarrësve, por njëkohësisht edhe shkrirjen e këtyre kulturave me kulturën e Gjirokastrës”, shprehet ajo tutje.
Alma Salihi, një studente për dizajn dhe modë që ka ardhur nga qyteza e Dragashit të Kosovës.
“Pjesëmarrja më ka ndihmuar shumë për të marrë njohuri të reja rreth traditës shqiptare dhe për të vazhduar më tutje për koleksione të ardhshme të mija për gjëra edhe më unike. Jam shumë e lumtur që ishim Kosovë dhe Shqipëri bashkë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.
Lisjana Lekaj nga Shkodra nga Tirana thotë se është një mundësi e mirë për formimin profesional pjesëmarrja në aktivitet të tilla.
“Së pari ishte një eksperiencë e re të cilën shpresoj të përsëris dhe së dyti ishte një ndihmesë për formimin profesional duke i dhënë një mundësi të gjtihë të rinjve që janë këtu. Është kjo xhaketa me këmishën, pantallonat me brezin që është e punuar e gjitha me dorë”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch.
Të rinjtë thonë se si në Shqipëri edhe në Kosovë duhet bërë më shumë që përmes aktiviteteve të tilla të nxitet dhe mbështetet aftësia e tyre krijuese.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv











