E-Diaspora
Bashkëvendosja e komunitetit shqiptar në regjionin e Bazelit
Të dielen, më 14.02.2016, në Gewerkschaftshaus te Carlaplatz në Bazel. Nga ora 14.30, fillimi në ora 15.00
Pas 2 javësh në Zvicër do të votohet për projektligje të rëndësishme.
“Në mes tjerash edhe për iniciativën e rrezikshme dhe “jo njerëzore mbi “zbatimin e dëbimit” të së djathtës populiste SVP. Ndersa në vjeshtë këtij viti në Kantonin Bazel-Stadt do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe do të zgjidhet qeveria e re kantonale. Në ndërlidhje më këto do të trajtojmë çështjet vijuese: Cilat janë preokupimet aktuale të shqiptarëve në Bazel dhe Zvicër? Ku ndihen të trajtuar seriozisht dhe ku janë të diskriminuar?”, kështu thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Disa politikan/e, nga të cilët dy me origjinë shqiptare, shtrojnë pyetjet e tyre dhe bisedojnë për temat, të cilat preokupojnë komunitetin shqiptar. Partia Socialdemokrate (PS) së bashku me grupin e socialdemokratëve e sindikalistëve shqiptaro-zviceranë ju fton të merrni pjesë në debat dhe të shtroni pyetjet tuaja.
Bashkëjetesa & Pjesëmarrja politike / Diskursi i politikave të migracionit & Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore Zvicër – Kosovë: Çka mund të kontribuojmë ne?!
Pjesëmarrësit e tryezës: Silvia Schenker, parlamentare nacionale e PS-së; Arsim Sadriu, kandidat i PS-së për Parlamentin e Kantonit Bazel-Stadt; Tim Cuénod, kryetar i PS-së Shoqata e Lagjës Gundeldingen-Bruderholz; Mustafa Atici, deputet në parlamentin e Kantonit Basel-Stadt ku ri-kandidon & kryetar i migrantëve të PS-së të Zvicrës; Përfaqësues nga shoqata shqiptare të regjionit, etj.
Informata dhe pyetje të mëtjeme: Tim Cuénod, PS Bazel, [email protected],079 283 57 74
Arsim Sadriu, grupi SSH & PS Kandidat për këshillin kantonal, [email protected], 079 795 98 37
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit14 Shkurt 2016
- Ora14:30
- Data e përfundimit31 Korrik 2016 - 0:00
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë













