Kosova
Bastiset Ministria e Mjedisit, vazhdon aksioni për rastin “Brezovica”
Operacioni “Brezovicia” ka vazhduar në nëntë lokacione, në tri qytete të Kosovës, Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë, përcjell albinfo.ch.
Policia dhe Prokuroria kanë nisur bastisjet në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si vazhdimësi e rastit “Brezovica”.
Kështu ka bërë të ditur për Kohën kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tregoi se aksioni është duke u zhvilluar në 10 lokacione. Sipas Jasharit aksioni për ndërtimet në Brezovicë është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë.
Jashari, ka njoftuar se në Ministrinë e Mjedisit po bastisen tri zyre.
Deri më tani Jashari tregoi se nuk ka të arrestuar.
“Po, është duke vazhduar aksioni. Aksioni është duke vazhduar në 10 lokacione përfshirë edhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor. Tani për tani nuk ka të arrestuar është duke vazhduar bastisja”, tregoi Jashari
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë se ky hetim është vazhdimësi e rastit “Brezovica”.
“Informacion zyrtar Prishtinë 06 janar 2022, Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, është duke e realizuar një operacion, i cili është vazhdimësi e hetimit të rastit ‘Brezovica’. Ky operacion shtrihet në dy rajone, atë të Ferizajt dhe Prishtinës, ku përfshihen disa lokacione. Informacione shtesë do të jepen pas përfundimit të operacionit”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës mban sonte koncertin “Kosova18” në Varshavë -
Cyrih
Ankandi bamirës i pikturave në Cyrih mbledh fonde për gratë e prekura nga kanceri i gjirit
Jeta në Zvicër
-
“Më dhuro një tregim” në gjuhën shqipe Kur 20 vjet më parë u nis nga SIKJM, projekti Ishte një reagim ndaj rezultateve të... -
Ish polici akuzohet se ka vjedhur 500 mijë franga nga matësit e parkimit -
Glarus: Një shqiptar dhe një rumune arrestohen për trafikim droge -
Zvicër: Mbi 400 të infektuar me virusin Chikungunya -
Ekonomia zvicerane u rimëkëmb lehtë në tremujorin e katërt të vitit 2025













