Lajme
Bastiset Zyra e Kadastrës Komunale në Graçanicë
Policia Ekzekutive e EULEX-it ka kryer bastisje në Zyrën e Kadastrës Komunale në Graçanicë, duke përfshirë edhe zyrat e shefit dhe drejtorit, të saj.
“Bastisjet janë kryer në kontekst të një hetimi për keqpërdorimin e pozitës zyrtare lidhur me regjistrat e rrejshëm të privatizimit të ish ndërmarrjeve shoqërore”, ka bërë të ditur EULEX.
Bastisjet ishin autorizuar nga një Gjykatës i EULEX-it për Procedurë Paraprake në Prizren.
EULEX, ka bërë të ditur se policia është duke intervistuar katër persona nga Zya e Kadastrës Komunale.
Një Prokuror Special i EULEX-it ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes në Zyrën e Kadastrës Komunale, me qëllim të mbikëqyrjes dhe sigurimit të mbledhjes efektive të provave materiale dhe sigurimin e një shpjegimi të plotë dhe të duhur për personat e pranishëm në vendin e ngjarjes.
Hetimi është nën mbikëqyrjen e dy prokurorëve të EULEX-it nga Prokuroria Speciale.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










