Sport
Bayern do ta marrë Shaqirin “në minutën e fundit”
Klubi më i madh gjerman, FC Bayern ka intensifikuar përpjekjet për të marrë në gjirin e tij Xherdan Shaqirin
Nesër (31 janar) mbyllet “pazari” i futbollistëve. Por, edhe pse kanë mbetur pak orë deri në përfundim, spekulimet për Shaqirin vazhdojnë të jenë po kaq të gjalla sikundër kanë qenë tash sa muaj.
Jo më larg se dje, e diele, menaxheri i xhuxhit magjik, njëherësh vëllai i tij, Erdini, kishte deklaruar për mediet zvicerane se Xherdani po mbetej në FC Basel. Vetëm ndonjë befasi e jashtëzakonshme (ndonjë ofertë fantastike nga Barcelona, Reali…) mund të ndryshonin gjendjen e gjërave, thoshte ai.
Por ndërkohë, gjatë orëve të natës gjendja ka ndryshuar. Klubi më i madh gjerman, FC Bayern ka intensifikuar përpjekjet për të marrë në gjirin e tij Xherdan Shaqirin.
Kështu shkruan Bild-i gjerman dhe Blick-u zviceran. Madje, sipas tyre, janë caktuar terminet për bisedimet e para në mes të dy top skuadrave. Sipas këtyre gazetave, më së voni në sezonin e ardhshëm Shaqiri mund të luajë për kolosin gjerman.
E-Diaspora
-
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin Arben Myftari pas dekadash karrierë në agjenci të ndryshme ndërkombëtare ka krijuar studion e tij për... -
Lirohet nga spitali familja kosovare e aksidentuar në Austri -
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes në Zvicër Gratë janë më të prekura, ndërsa për burrat rreziku më i lartë mbetet kanceri... -
Cilat do të jenë kursimet dhe shpenzimet shtesë të familjeve në vitin 2026? -
Ndërtesa më e lartë në Zvicër: Mega-rrokaqiell i ri i planifikuar në Cyrih -
Shtrimet në spital në urgjencë rriten ndjeshëm në dimër -
Berna nuk sheh asnjë arsye për të zgjatur ligjin e Airbnb-së











