Futboll
Bayerni interesohet për talentin kosovar, Fisnik Asllani
Fisnik Asllani është bërë objektiv i gjigantit bavarez, por 17-vjeçarin e Union Berlinit e duan edhe klube të tjera gjermane, Schalke, Hertha Berlin e Hoffenheim.
Bayern Munichu ia ka vënë syrin një talentit kosovar. Bëhet fjalë për Fisnik Asllanin, i cili po shkëlqen me ekipin U-19 të Union Berlinit.
Sulmuesi kosovar është vetëm 17 vjeç dhe tashmë u ka rënë në sy klubeve të njohura gjermane.
Mediumi gjerman “BZ” shkruan se interesim për Asllanin kanë shfaqur klubet gjermane Schalke, Hertha Berlin e Hoffenheim, krahas gjigantit bavarez, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Madje, njëri prej këtyre klubeve thuhet se i ka bërë ofertë specifike futbollistit të ri.
Hoffenhemi duket të jetë klubi më i interesuar për futbollistin me pasaportë kosovare dhe gjermane.
Lojtarit i është ofruar një kontratë katërvjeçare.
Hoffenheimi njihet për punën e shkëlqyeshme me të rinj dhe futbollisti kosovar mund të zhvillohej në mënyrë të sigurt te ky klub.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër Kërkesa për të pasur një patentë fizike drejtimi mund të bëhet thjesht një kujtim në Zvicër.... -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici













