Lajme
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë
Njëri nga të dyshuarit, një burrë 48-vjeçar, ishte kapur shpejt dhe u dënua me burgim të përjetshëm dhe 15 vjet dëbim nga vendi në vitin 2018
Siç kemi shkruar edhe në njoftimet e dy ditëve të kaluara, për sot pritej marrja e vendimit të Gjykatës Penale të Bazelit për të akuzuarin e dytë shqiptar në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në mars të vitit 2017, në Bazel, shkruan albinfo.ch.
Në mars 2017, dy burra kishin hyrë në kafenenë 56 në Erlenmattstrasse në Bazel, e cila është e njohur në mesin e shqiptarëve, dhe kishin shtënë pesë herë. Një 28-vjeçar dhe një 40-vjeçar kanë mbetur të vrarë dhe një 24-vjeçar është plagosur rëndë. Autorët janë larguar menjëherë; arma e vrasjes mbeti e pagjurmueshme, rapoirton srf.ch.
Ky akt i përgjakshëm u interpretua si një qërim hesapesh mes tregtarëve të drogës. Tre viktimat kishin një të kaluar kriminale në botën e drogës dhe dy të dyshuarit kishin disa dënime të mëparshme për krime droge.
Njëri nga të dyshuarit, një burrë 48-vjeçar, ishte kapur shpejt dhe u dënua me burgim të përjetshëm dhe 15 vjet dëbim nga vendi në vitin 2018 për vrasje të shumta, si dhe tentativë për vrasje dhe rrezikim të jetës. Gjykata Federale e ka konfirmuar këtë dënim.
Tjetri qe arratisur pas krimit. Megjithatë, atij iu desh të shkonte në burg për 44 muaj në Holandë për trafik kokaine dhe më pas u transferua në Bazel, përcjell albinfo.ch. Kështu ai u gjykua këtu për katër ditë.
Prokurori publik e ka parë 53-vjeçarin si autorin kryesor që ka qëlluar me armë zjarri. Gjatë gjykimit, tashmë i dënuari dhe i pandehuri akuzuan njëri-tjetrin për krime të rënda.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














