Shkurt.ch
Bazel: Një e shtënë plagos një adoleshente në fytyrë
Një vajzë adoleshente e moshës 16 vjeçe u gjet mbrëmë me një plagë në fytyrë të shkaktuar nga një armë zjarri. Incidenti kishte ndodhur në një studio, ku praktikoheshin tatuazhet, ka deklaruar policia kontonale e Bazelit në një deklaratë. Ndërsa, personi i dyshuar është arrestuar.
Rrethanat e tragjedisë nuk janë të qarta. Është plotësisht e mundur të jetë një rast aksidental. Arma e përdorur nuk është ushtarake, por origjina e saj nuk dihet ende, ka pohuar të hënën prokuroria. Natyrisht, arma në fjalë është konfiskuar dhe përbën subjekt dëshmie.
Adoleshentja është dërguar në spital, ku ajo është operuar në mënyrë urgjente. Tani është jashtë rrezikut. Edhe pse truri i saj nuk është prekur, prapëseprapë ajo ende nuk mund të flasë. Plumbi ka plagosur pjesën e poshtme të fytyrës së saj.
Një djalosh 26 vjeç si dhe një vajzë 18 vjeçe, të cilët grindeshin afër vendit ku kishte ndodhur rasti, janë arrestuar. Një burrë 26-vjeçar dhe një grua që ishin afër skenës së aksidentit u arrestuan. Ndërsa katër persona të tjerë janë arrestuar më vonë. Midis tyre është edhe djaloshi 23-vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori i të shtënës.
Sipas hetimeve paraprake, studioja për tatuazh përdorej si një vendtakim jashtë orarit të punës. Në kohën kur ka ndodhur aksidenti, pronari i lokalit si dhe punëtorët nuk ishin të pranishëm.
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person











