Shkurt.ch
Bazel: Të vrarët dhe i plagosuri janë shqiptarë
Dy personat e dyshuar për vrasje kanë ikur nga vendi i gjarjes dhe policia, përkundër një mobilizimi të madh në ndjekje të tyre, ende nuk ka mundur t`i kapë
Të dy viktimat dhe i plagosuri rëndë nga të shtënat me armë që kanë ndodhur mbrëmë në Bazel janë shqiptarë. Ata janë identifikuar dhe prokuroria ka dalë me të dhënat se bëhet fjalë për dy burra, njëri 28 dhe tjetri 39 vjeçar, të dy me shtetësi të Shqipërisë, transmeton albinfo.ch. Po ashtu edhe personi i plagosur rëndë është shtetas shqiptar i moshës 24 vjeçare. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Edhe pronari i kafenesë ku ka ndodhur vrasja është shqiptar, nga Maqedonia. Ai nuk ka dashur të flasë për mediat.
Dy personat e dyshuar për vrasje kanë ikur nga vendi i gjarjes dhe policia, përkundër një ndjekje masive të organizuar, ende nuk ka mundur t`i kapë. Në përshkrimin e tyre thuhet se bëhet fjalë për dy persona të moshës në mes 30 dhe 40 vjeçare, të gjatë rreth 1.75 m. dhe të veshur me rroba me ngjyrë të errët.
“Bazuar në informacione të ndryshme” ata janë nga Evropa Lindore, thuhet në komunikatën e policisë, përcjell albinfo.ch. Policia kërkon që kush ka informacione me rëndësi lidhur me rastin, të paraqitet në stacionin më të afërm policor.
Banorët e lagjes ku ndodhi krimi, janë kryesisht me prejardhje të huaj. Ata, duke folur për mediat zvicerane theksojnë se kafeneja ku është qëlluar me armë, frekuentohej kryesisht nga shqiptarët. Sipas tyre bëhej fjalë për një shoqëri të mbyllur dhe pothuajse askush nga lagja nuk e frekuentonte atë. Ata kanë dëgjuar mbrëmë zhurmë dhe të shtëna armësh që vinin nga ai lokal.
—-
Rreth orës 20.15 të të enjtes në Bazel, në një lokal me emrin “Cafe 56” janë dëgjuar të shtëna me armë. Si rezultat, janë vrarë dy persona ndërsa një tjetër ka mbetur me plagë të rënda, bën të ditur Prokuroria Publike e Kantonit të Bazelit. Dorasit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe përkundër një aksioni të gjerë policor ata ende nuk janë kapur.
Rrjedha e ngjarjes, sipas njohurive të deritashme të prokurorisë dhe policisë ka qenë kjo: dypersona, meshkuj kanë hyrë në lokalin e përmendur dhe kanë shtënë disa herë me armë. Pas aktit të kryer ata janë larguar në drejtim të stacionit Badischer Bahnhof. Në lokal ka pasur edhe njerëz të tjerë, të cilët kanë shpëtuar të palënduar.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












