Lajme
Bazeli shënon rritje të lartë të popullsisë gjatë vitit 2025
Popullsia e Bazelit shënon rritje të ndjeshme, kryesisht falë imigracionit
Popullsia e kantonit Basel-City ka shënuar një rritje të dukshme gjatë vitit 2025, kryesisht si pasojë e imigracionit, bëjnë të ditur autoritetet statistikore kantonale, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 popullsia e Bazelit u rrit me 3,014 banorë, duke arritur në gjithsej 210,529 rezidentë. Kjo përfaqëson një rritje prej 1.5 për qind, njoftoi të enjten Zyra Kantonale e Statistikave.
Autoritetet theksojnë se rritja lidhet kryesisht me imigracionin. Aktualisht, 39.2 për qind e popullsisë së Basel-City përbëhet nga shtetas të huaj, çka e bën kantonin një nga zonat më multikulturore në Zvicër./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person













