Lajme
BB-ja kërkon rivlerësim për “Kosovën e Re”
Vlerësim, sipas BB-së, duhet të ketë parasysh: Rreziqet nga çmimi në ngritje i qymyrit, mungesën e ujit, zhvendosjen e qytetarëve...
Banka Botërore kërkon që të bëhet një vlerësim i ri sa u përket ndikimeve ekonomike dhe sociale të projektit “Kosova e Re”, pasi vlerësimi i bërë në 2008-n, ka mangësi serioze, shkruan Koha Ditore.
Vlerësimi i ri duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe duhet të ketë parasysh shpenzime totale prej fillimit të projektit deri në përfundim të tij, ka konstatuar BB-ja në një dokument, i cili është siguruar nga gazeta.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Banka Botërore të jetë garantuese e projektit “Kosova e Re”, në kuadër të të cilit parashihet hapja e mihjes së re dhe ndërtimi i një termocentralit prej 600 megavatëve.
Sipas gazetës, në këtë dokument të BB-së ka dhënë këshilla se çfarë duhet të përmbajë vlerësimi i ri, i cili duhet të hartohet nga Qeveria e Kosovës.
Ky vlerësim, sipas BB-së, duhet të ketë parasysh: Rreziqet nga çmimi në ngritje i qymyrit, mungesën e ujit, zhvendosjen e qytetarëve, humbjet nga mungesa e prodhimeve bujqësore, ndikimet shëndetësore, ndikimet në punësim, mbylljen e mihjes dhe kthimin e saj në tokë pjellore, si dhe rrezikun nga vërshimet.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











