Lajme
BB-ja skeptike për “Kosovën e Re”
Banka Botërore vështirë se do të hyjë si garantues për Qeverinë e Kosovës në projektin e Kosovës së Re.
Kështu, projekti në të cilin Qeveria e Kosovës ka varur shpresat për t’i dhënë fund territ energjetik duket se nuk do të fillojë në një të ardhme të afërt.
Shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, në një intervistë për Gazetën Express, shpjegon se vendet anëtare të kësaj organizate po shikojnë kostot dhe benefitet e këtij projekti për të dhënë pëlqimin për të qenë garantues të investimeve në termocentralin e ri.
Sipas tij, duhet të shikohen fillimisht efektet nga një vendim i tillë. Sidomos, të balancohet ndikimi i çmimit të energjisë te qytetarët, ndikimi në ndotjen e ambientit nga emetimi i dyoksidit të karbonit si dhe ngarkesa buxhetore për këtë projekt.
“Debati është bërë në njëfarë mënyre pjesë e një diskutimi global lidhur me ndryshimet klimatike, emetimin e CO2-shit dhe rivlerësimin e kostos dhe benefiteve të prodhimit të energjisë. Në këtë pikë ne nuk kemi marrë ende vendim për të garantuar investimet në këtë projekt”, ka deklaruar Olters.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











