Bota
BE, 2.4 miliardë dollarë shteteve anëtare për trajtimin e refugjatëve
Bashkimi Evropian u vë në dispozicion shteteve anëtare 2.4 miliardë euro për zgjerimin dhe rritjen e sistemit të mbrojtjes së refugjatëve në vendet përkatëse. Nga kjo shumë, Italia do të përfitojë më së shumti ose 560 milionë euro dhe menjëherë pas saj do të jetë Greqia me 474 milionë euro, ka bërë të ditur të hënën Komisioni i BE-së.
Në dy shtetet e përmendura gjatë këtij viti kanë zbarkuar afër 200 mijë migrantë të cilët ia kishin mësyrë Evropës përmes rrugës detare, shkruan nzz.ch. Mendohet se gjatë kësaj rruge kanë humbur jetën në det rreth 2000 persona.
Ndihmat financiare të BE-së do të praktikohen deri në vitin 2020 për të zgjeruar kampet për pranimin e refugjatëve, për të përmirësuar procedurat e azilit, për integrimin më të mirë të të ardhurve dhe për t`i dëbuar më shpejt personat me vendim për të lëshuar vendet në fjalë. Pritet po ashtu që me paratë e lëna në dispozicion të përmirësohet edhe shkalla e sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor












