CH-Ballkani
BE: 50 milionë € i ndahen Maqedonisë për refugjatët
Bashkimi Evropian ka siguruar 50 milionë euro ndihmë për Maqedoninë për ballafaqimin me krizën e emigrantëve.
Deklarata me shkrim tregon rregullat sipas të cilave Komisioni Evropian transferon para për këtë qëllim janë shumë të ashpra.
“Një çështje e rëndësishme për të cilën autoritetet duhet të jenë të vetëdijshëm është se rregullat rreth asaj se si ne i përdorim paratë e taksapaguesve janë shumë të ashpra. Ne paratë e Bashkimit Evropian nuk i transferojmë direkt në llogaritë e qeverive, por i paguajmë sipas qëllimit, mbështesim apo financojmë logjistikë ose aktivitete bazuar në nevojat e identifikuara”, u shpreh Maja Koçijançiç për mediat në Shkup.
Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se që nga fillimi i krizës së refugjatëve Komisioni Evropian deri më tani ka ndarë 16 milionë euro për Maqedoninë, për përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të kufirit dhe gjendjes së emigrantëve.
Nga Komisioni thonë edhe pse kanë pritur gjatë kohë nga autoritetet maqedonase të dërgojnë një vlerësim për nevojat, Komisioni me një masë të veçantë ka siguruar 10 milionë euro që do të përdoren për të përmirësuar kapacitetin e policisë kufitare dhe kostot shtesë që i ka shteti.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












