Lajme
BE: 82 milionë ndihmë për Shqipërinë
Bashkimi Evropian thotë se do ta ndihmoj Shqipërinë me 82 milionë euro për projekte të infrastrukturës dhe reforma
Është nënshkruar marrëveshja e financimit prej 82 milionë eurosh ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së për infrastrukturë dhe reforma
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, kreu i prezencës së Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi, është shprehur se BE-ja pret që Shqipëria që të plotësojë 12 prioritetet për marrjen e statusit të vendit kandidat. “Parlament funksionues, zgjedhje të lira dhe të ndershme, administratë publike meritokratike dhe profesionale, reformë në drejtësi, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sigurim i së drejtës së pronës, të drejtave të njeriut dhe reforma e burgjeve. Këto, janë çështjet prioritare që Shqipëria duhet të adresojë për të marrë statusin e vendit kandidat dhe që ajo duhet të adresojë për të siguruar përmbushjen e aspiratave demokratike dhe evropiane të shqiptarëve”, ka theksuar Sequi. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, gjatë dy viteve të ardhshme, qeveria shqiptare do të mund të përfitojë nga një total prej 82 milionë eurosh ndihmë nga BE-ja në mbështetje të përpjekjeve për përmirësime në fusha strategjike. Më konkretisht, financimi do të shkojë për mbikalimin e Vlorës, rrjetin e rrugëve rurale dhe konkurrueshmërinë e fermerëve, për njësinë e trajtimit të ujit në Velipojë, përfshirjen sociale të komuniteteve rom dhe egjiptian, drejtësinë dhe arsimin profesional.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen Shumë qiramarrës në Zvicër po përballen me presion financiar të madh, por shpesh nuk guxojnë të... -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër?














