Lajme
BE ashpërson rregullat kundër përmbajtjeve terroriste në internet
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian arritën të enjten një marrëveshje për rregulla më të ashpra kundër përmbajtjes terroriste në internet.
Rregullat përfshijnë detyrimin për platformat që t’i heqin materialet me përmbajtje të tillë brenda një ore – në të kundërtën, rrezikojnë gjoba të mëdha.
“Marrëveshja e sotme është e rëndësishme për të ndihmuar në parandalimin e sulmeve të ardhshme”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, pasi shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian finalizuan rregulloren e propozuar, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
“Që nga sulmet në Paris [më 2015], ne e kemi vënë sigurinë e evropianëve në krye të agjendës së BE-së. Për të mbrojtur kufijtë tanë dhe për të parandaluar terrorizmin. Tani e kemi shtuar edhe një pjesë tjetër: heqjen e përmbajtjes terroriste nga interneti”, tha përmes një postimi në Twitter Partia Popullore Evropiane, që është grupi më i madh në Parlamentin Evropian.
Propozimi i Komisionit Evropian, në të cilin janë bazuar negociatat, ka paraparë ndëshkime deri në 4 për qind të shitjeve globale të kompanive, në vitin e fundit biznesor.
Kjo mund të përkthehet në miliona apo edhe miliarda euro për disa kompani, të tilla si Facebook ose Google.
Facebook pretendon se e heq përmbajtjen terroriste shumë më shpejt seç parashikojnë rregullat e reja.
Marrëveshja për rregulla të reja vjen pas disa sulmeve terroriste që kanë goditur së voni Francën dhe Austrinë.
Të mërkurën, Komisioni Evropian ka prezantuar një strategji të re kundër terrorizmit dhe udhëheqësit e BE-së pritet ta diskutojnë atë në një samit në Bruksel, më 11 dhjetor.
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Fribourgut, gjithçka tregon për një shkak teknik të zjarrit.... -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë?












