Shkurt.ch
BE do të ndalojë qeset plastike!
Në shënjestër të sulmit janë sidomos qeset prej plastike të tejdukshme, ato që në arkat e shitoreve jepen falas
Qeset plastike, këto gjësende pa të cilat nuk mund ta paramendojmë përditshmërinë tonë (së paku sa u përket pazareve…) mund t`i takojnë shumë shpejt të kaluarës! Natyrisht, kështu mund të ndodhë nëse pyetet Komisioni i BE-së, i cili kërko që në marketet e vendeve evropiane të mos shërbehen më qese të tilla.
Në shënjestër të sulmit janë sidomos qeset prej plastike të tejdukshme, ato që në arkat e shitoreve na jepen (ende)me aq përzemërsi falas, për t`i mbushur me fruta, perime e të ngjashme.
Sipas propozimit të komisarit të BE-së për ambient, 28 shtetet anëtare do të duhet që qeset në fjalë t`i ngarkojnë me taksa ose, që sipas tyre është më mirë akoma, t`i ndalojnë përfundimisht. Me masat e propozuara, komisioni i ka vënë vetes për synim reduktimin e qeseve plastike në BE për 80 për qind. Por, që kjo të zbatohet edhe në praktikë, nevojitet së pari pëlqimi nga Parlamenti i BE-së.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











