Shqipëria
BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri
Një delegacion nga Komisioni për Kontrollin Buxhetor, i udhëhequr nga Kryetari Niclas Herbst, ka përfunduar një mision në Mal të Zi dhe Shqipëri, duke shqyrtuar masat ekzistuese për mbrojtjen e fondeve të BE-së.
Sipas njoftimit zyrtar, Eurodeputetët vlerësuan ngritjen dhe funksionimin fillestar të mekanizmave të rinj të kontrollit dhe auditimit të krijuar në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor (RGF), i cili synon të garantojë menaxhimin e shëndoshë financiar të fondeve të BE-së.
Z. Herbst theksoi ndë të tjera se mbeten ende shqetësime serioze mbi faktin se si do të përdoren fondet e RGF-së.
Sfidat përfshijnë korrupsionin e rrënjosur, krimin e organizuar, rreziqet e prokurimit me vonesa kronike në infrastrukturë, organet mbikëqyrëse që përballen me trysni politike, ndjekjen e dobët gjyqësore me gjykata të mbingarkuara, margjinalizimin e shoqërisë civile, keqpërdorimet e fondeve në të kaluarën në Shqipëri, si dhe mbështetjen me tepri të Malit të Zi te turizmi dhe pasuritë e paluajtshme.
Pas vizitës, z. Herbst tha: “RGF është një mundësi historike për Ballkanin Perëndimor, por suksesi i tij varet nga besueshmëria dhe qeverisja e fortë.
Gjatë misioneve në Mal të Zi dhe Shqipëri, ne vlerësuam nëse ekzistojnë themelet për menaxhim të shëndoshë financiar, auditim të pavarur dhe një qasje me tolerancë zero ndaj mashtrimit dhe korrupsionit.
Mali i Zi mbetet pararendës, megjithatë të dy vendet kanë përparuar me përafrimin e kornizave të tyre ligjore dhe institucionale me standardet e BE-së, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar, rikuperimin dhe konfiskimin e aseteve, si dhe luftën kundër pastrimit të parave.
Diskutimet me ministritë e financave dhe koordinatorët e RGF-së konfirmuan se mekanizmat për kontrollin e brendshëm dhe auditimin janë krijuar dhe funksionojnë”.
Ai shtoi se rruga nga miratimi i rregullave të BE-së deri në ndërtimin e një kulture llogaridhënieje është e gjatë.
“Jemi të bindur se në dy deri në tre vitet e ardhshme, Mali i Zi dhe Shqipëria do të tregojnë rezultate të prekshme duke i kushtuar burime zbatimit, duke siguruar pavarësinë gjyqësore dhe të auditimit, si dhe duke mundësuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile.
Parlamenti Europian do ta monitorojë nga afër zbatimin, pasi është në lojë besueshmëria e vetë procesit të zgjerimit të BE-së”.
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? Klubi zviceran pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas një sezoni zhgënjyes. Ndërkohë, Xherdan... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja












