Lajme
BE ‘’heq dorë’’ nga AstraZeneca, nuk rinovon kontratën për doza të tjera
Bashkimi Europian duket se do të heqë dorë nga vaksina e AstraZenecas. Siç bëri të ditur komisioneri për tregun e brendshëm Tierri Breton, blloku nuk ka bërë ende porosi të reja përtej qershorit, kur përfundon edhe kontrata me kompaninë britaniko-suedeze.
Komisioni nisi muajin e kaluar një aksion ligjorkundër AstraZenecas për mosrespektim të kontratës për furnizimin me vaksina, dhe për mospasjen e një plani të besueshëm për sigurimin në kohë të dozave, transmeton CNN, përcjell Albinfo.ch.
“Nuk kemi porosi të reja pas qershorit. Do të shohim cfarë do të ndodhë”, tha komsioneri europian, por duke theksuar se ajo e AstraZenecas ishte një vaksinë shumë e mirë.
Breton njoftoi gjithashtu se pret që kostot e porosive të fundit të BE-së për më shumë vaksina të Pfizer mund të jenë me të larta se ato të mëparshmet.
Brukseli nënshkroi një kontratë të re me Pfizer dhe Biontech për sigurimin e 1.8 miliardë dozave të vaksinës në vitet 2021-2023.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?










