Kosova
BE-ja i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë ta kapin shansin historik për marrëveshje
Mësohet se në samitin e djeshëm të liderëve të Bashkimit Europian, ku temë kyçe ishte lufta në Ukrainë, u nxorën konkluzione edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, përcjell albinfo.ch.
Këshilli Europian, nën dritën tensioneve të fundit në veri të Kosovës, ka nënvizuar nevojën urgjente për progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë.
Në këto konkluzione, KE thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë momentin historik me propozimin e planit të njohur si franko-gjerman për të vendosur marrëdhëniet.
“Këshilli Europian mirëpret propozimin e fundit europian për të vendosur marrëdhëniet midis të dyja palëve në një bazë të re dhe të qëndrueshme si një shans historik që duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët, duke përfshirë edhe realizimin e perspektivës së tyre europiane”.
Por, edhe në këtë dokument të nxjerrë dje, KE kërkon që të zbatohen marrëveshjet e kaluara mes dy fqinjëve, përfshirë edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Këshilli Europian u kërkon të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht dhe pa kushte, obligimet për të cilat janë zotuar në kuadër të dialogut, duke përfshirë marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, përfundon KE.
Në fillim të këtij samiti të veçantë të BE-së, liderët e BE-së zhvilluan një shkëmbim pikëpamjesh me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbi luftën e Rusisë dhe mbështetjen e Bashkimit Europian për Ukrainën dhe popullin e saj.
Ky ishte samiti i parë europian që presidenti Zelensky mori pjesë personalisht që nga shpërthimi i luftës në shkurt të 2022-ës. Ky samit u zhvillua gjithashtu një javë pas samitit të 24-të BE-Ukrainë, të mbajtur në Kiev të Ukrainës.
Përveçse për dialogun Kosovë-Serbi, KE miratoi konkluzione mbi Ukrainën, ekonominë, migracionin dhe çështje të tjera, përfshirë edhe tërmetin në Turqi dhe Siri.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve












