Shqipëria
BE i vendos Shqipërisë 15 kushte për të hapur negociatat për anëtarësim
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka miratuar këtë të enjte raportin për progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, ndërsa theksi vihet tek përmbushjen e 15 kushteve për çeljen e negociatave.
Raporti fillestar i raportueses për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, iu nënshtrua amendimeve nga bashkëraporteri suedez, David Lega, e kolegë të tjerë, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Amendamentet, të cilat u miratuan sot, u propozuan nga Asambleja Politike e Partive Popullore Europiane, partitë simotra të Partisë Demokratike.
Ata vënë theksin te shqetësimi dhe akuzat për fenomenin e shit-blerjes së votave, ku sqarohet se ndjekja penale e përgjegjësve është një ndër kushtet kryesore, të cilat janë diktuar edhe nga Këshilli i Evropës gjatë marsit 2020.
“Ngre shqetësimin për akuzat e blerjes së votës dhe thekson se ndjekja penale për këtë çështje është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli në 25 mars 2020”, thuhet në amendament.
Krahas vlerësimit për marrëveshjen e 5 qershorit të 2020, kritikat nuk kursehen për hapat e mëtejshme që u ndërmorën nga ana e mazhorancës, e cila pavarësisht thirrjeve për të pritur rekomandimet e Komisionit të Venecias zgjodhi të kalojë ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor pa arritur të krijojë një konsensus të gjerë partiak.
“Mirëpret rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, i cili zbatoi disa nga rekomandimet e OSBE / ODIHR, por vë në dukje dështimin për t’u mbështetur më tej në të dhe faktin se pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, hapat e mëtejshëm u morën pa një konsensus të gjerë ndërpartiak që rezulton në miratimin e ndryshimeve të diskutueshme të Kodit Zgjedhor në tetor 2020 nga Parlamenti Shqiptar”, theksohet më tej.
Po ashtu, në Shqipëri shihet me shqetësim problemi i pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit dhe në pasuri të patundshme.
Raporti vlerëson progresin e deritanishëm në zbatimin e reformës në drejtësi, ndërkohë kërkohet të arrihen ndryshime të prekshme drejt një sistemi gjyqësori funksional dhe të pavarur, si një parakusht për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi












