Lajme
BE-ja e ndihmon Kosovën në menaxhimin e pyjeve
Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (KE) lansoi sot një projekt dyvjeçar për përkrahjen e menaxhimit të pyjeve në Kosovë. Nga ky projekt përfitojnë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia Pyjore e Kosovës, të cilat do të udhëzohen për menaxhimin e pyjeve shtetërore dhe private sipas praktikave më të mira evropiane.
Ekspertiza do të jetë e përqendruar në zhvillimin e rrjetit kombëtar të rrugëve pyjore, menaxhimit të parqeve kombëtare, si dhe në trajtimin e çështjeve të prerjes ilegale të drunjve dhe fillimin e përdorimit të bioenergjisë nga drunjtë. Projekti do të vendos standardet e BE-së për menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë.Zëvendësdrejtor i operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së, Melvin Asin tha se pyjet ofrojnë kushte jetese për punëtorët, ndërmarrësit dhe pronarët e pyjeve, si dhe kontribuojnë dukshëm në rritjen ekonomike.
Projekti pritet të stimulojë zhvillimin rural përmes përforcimit të sektorit pyjor dhe bujqësor, si dhe të punësimit në zonat rurale. Në të njëjtën kohë, projekti do të përkrahë përmirësimin e menaxhimit të zjarreve të pyjeve kombëtare, kafshëve të egra dhe menaxhimin e gjuetisë.
Zyrtarët lokalë do të përfitojnë nga ekspertiza e Austrisë, Bullgarisë dhe Italisë. BE-ja financon këto aktivitete me 2.7 milionë euro.Ndryshe, Kosova ka rreth 41 për qind të territorit të mbuluar me pyje dhe këto resurse janë të rëndësishme për furnizim të vendit me lëndë të parë dhe me bioenergji. Sektori pyjor ka rëndësi të madhe në përforcimin e ekonomisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












