Lajme
BE-ja lehtëson procedurat për viza për kosovarët
Përveç Gjermanisë e cila në fund të vitit që lamë pas paralajmëroi se do të lehtësojë procedurat e marrjes së vizave për qytetarët kosovarë, edhe disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë mundësinë që të lehtësojnë vizat për shtetasit e Kosovës.
Kështu kanë thënë për gazetën “Zëri”, burime ndërkombëtare, sipas të cilave, një praktikë e tillë është aplikuar edhe për vendet tjera të rajonit, në periudhën kur kanë filluar bisedimet për liberalizimin e vizave.
“Kosova tashmë gjendet para hyrjes në proces të dialogut për liberalizim dhe shtetet anëtare të BE-së po e shqyrtojnë në mënyrë individuale që të ofrojnë të njëjtën gjë edhe për qytetarët e Kosovës”, thotë ky zyrtar.
Sipas të njëjtit burim, para vendimit për lehtësim vizash janë Italia, Belgjika, Franca, Suedia dhe disa të tjera.
Zyrtarët e Kosovës, ndërkaq, nuk kanë shprehur gatishmëri për lehtësira të procedurave për vizat. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, thotë se Kosova duhet të punojë për liberalizim e jo për lehtësira./ albinfo.ch & Zëri/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë Në kantonet Vaud dhe Gjenevë, njerëzit me sigurim shtesë gjysmë-privat dhe privat vazhdojnë të kenë vështirësi... -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë -
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla











