Kosova
BE-ja mban fajin për mosliberalizim të vizave
Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka ende liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian (BE), kryesisht për shkak të dështimit të klasës politike në miratimin me kohë të demarkacionit me Malin e Zi, si dhe në luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar. Pavarësisht këtij dështimi, shumica e deputetëve dhe e ministrave të Kosovës e kanë zgjidhur çështjen e lëvizjes së lirë në Zonën Schengen, duke u pajisur me pasaporta të Shqipërisë ose të disa shteteve të Bashkimit Evropian, shkruan gazeta “Zëri”, transmeton albinfo.ch.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka fajësuar Bashkimin Evropian për mosheqje të vizave. Sipas saj, Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha obligimet dhe detyrat e kërkuara. Se BE-ja mban fajin për mosliberalizim, ka konsideruar edhe deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi.
“Faji është te Bashkimi Evropian, i cili nuk po ka unitet të aprovojë liberalizimin e vizave dhe padrejtësisht qytetarët e Kosovës po mbeten të bllokuar. Institucionet e Kosovës kanë përmbushur 95 pika të përcaktuara si kritere nga ana e BE-së dhe Kosova ka përmbushur obligimin e saj”, ka potencuar ai.
Ndërkohë Arben Gashi nga LDK-ja ka thënë se çështja e vizave tashmë ka mbetur mes Qeverisë dhe Bashkimit Evropian. Deputetët, siç ai është shprehur, e kanë kryer punën në këtë drejtim.
“Është çështje kryekëput tashmë mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, është jashtë çdo deputeti, jashtë çdo individi dhe institucioni tjetër. Kuvendi i ka kryer punët e veta, institucionet i kanë kryer punët e veta, problemi ka mbetur mes raporteve mes Qeverisë dhe BE-së”, ka theksuar ai.
Ndërkohë sikurse partnerët e koalicionit, edhe Elmi Reçica, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme (PDK), ka fajësuar Bashkimin Evropian për mosliberalizim. Sipas tij, është e padrejtë që BE-ja nuk e ka mbajtur premtimin dhënë institucioneve të Kosovës.
“Na është thënë se në momentin që votohet demarkacioni dhe të thellohet lufta kundër krimit të organizuar e të korrupsionit do të ndodhë liberalizimi i vizave. Këto dyja kanë ndodhur, ndërsa liberalizimi jo”, ka deklaruar ai.
Beteja, sipas tij, duhet të bëhet në marrjen e vizave, e jo në atë se a do të marrin nënshtetësi deputetët ose zyrtarët e tjerë.
E-Diaspora
-
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër Nga praktikanti te HealthCampus – për më shumë kuadro në kujdesin shëndetësor zviceran... -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë
Jeta në Zvicër
-
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër Nga praktikanti te HealthCampus – për më shumë kuadro në kujdesin shëndetësor zviceran... -
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi













