Kosova
BE-ja, thirrje Kosovës për unitet politik
Bashkimi Evropian u bëri thirrje udhëheqësve të institucioneve të Kosovës që të punojnë së bashku për luftimin e pandemisë së sëmundjes COVID-19, të shkaktuar nga një koronavirus i ri.
“Në këtë kohë të vështirë dhe sfiduese, populli i Kosovës ka nevojë për udhëzime të qarta dhe siguri se do të ndërmerren të gjitha masat e mundshme për t’i zbutur efektet e pandemisë”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Kosova ka aktualisht 61 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa një person ka humbur jetën.
Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kufizim të lëvizjes së qytetarëve disa orë në ditë, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Por, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kundërshtuar këtë vendim dhe e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
“U bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të punojnë së bashku (në respektim të plotë të Kushtetutës së Kosovës) dhe ta drejtojnë tërë energjinë dhe mundin e tyre drejt luftimit të pandemisë dhe ofrimit të sigurisë për popullin e Kosovës. Nuk është koha për antagonizma politikë ose institucionalë, por për unitet politik”, porositi BE-ja, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%















