Ukraina
BE jep 50 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën
Bashkimi Evropian ka njoftuar se ka dhënë një fond shtesë prej 50 milionë eurosh ndihma humanitare për të mbështetur civilët e prekur nga pushtimi rus në Ukrainë.
Ky financim i ri do të ndihmojë në plotësimin e nevojave në shërbimeve mjekësore emergjente, strehim dhe mbrojtje, akses në ujë të pijshëm dhe higjienë, ndihmë me para cash si dhe mbështetje kundër dhunës me bazë gjinore.
Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic, tha se me 50 milionë euro shtesë do të ndihmojnë njerëzit në zonat e vështira të luftës.
“Do të ndihmojë njerëzit në zonat e vështira për t’u arritur, të cilëve u është ndërprerë aksesi në kujdesin shëndetësor, ujë dhe energji elektrike, dhe ata që janë detyruar të ikin dhe të lënë gjithçka pas. Ukrainë, ne jemi me ju”, tha Lenarcic.
Nga 50 milionë euro ndihmë nga BE-ja, 45 do të shkojnë për projekte në Ukrainë, kurse 5 për Moldavinë.
Kjo ndihmë e çon fondin humanitar në përgjigje të luftës në 143 milionë euro. Fondi është pjesë e paketës prej 1 miliard euro që Komisioni Evropian zotoi si ndihmë për Ukrainë një javë më parë./Euronews
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












