Kosova
BE-j kërkon nga Serbia të bashkëpunojë pa kushte për hetimin e sulmit në Banjskë
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të rikthehen në dialog, teksa u shpreh se mesazhi i shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, është se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Rikthimi në dialog është mesazhi i qartë për të dyja palët. Ju duhet të ktheheni në dialog, në të kundërtën, nuk do të zgjidhni telashet. Së dyti, thirrja dhe pritja shumë e rëndësishme është për shtensionim, të bëhet gjithçka që është e mundur për shtensionim”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai ka thënë se nga Serbia presin bashkëpunim të plotë dhe të pakushte për ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë, ndërsa shtoi se nëse ka gatishmëri për të gjetur zgjidhje, ka mënyra për ta gjetur atë, shkruan albinfo.ch.
“Nuk ka nevojë që të fshehët pas formaliteteve si njohja apo mosnjohja. Ka mënyra të mjaftueshme se si mund të ndani gjetjet tuaja, si mund të bashkëpunoni, të kontribuoni në hetim të plotë, sepse kjo ishte diçka shumë serioze çfarë ka ndodhur më 24 shtator, duhet të qartësohet në plotësi sepse do të ketë pasoja. Duhet të hetohet të plotësisht që të kemi këtë hetim të përfunduar së shpejti, kështu që të kemi figurën e qartë se çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur, kush ka marrë pjesë, kush e ka orkestruar dhe bazuar në këtë BE-ja do të vendosë cilat do të jenë hapat e radhës prej nesh, ndaj Kosovës, ndaj Serbisë, për dialogun dhe rajonin”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












