Kosova
BE-ja kërkon, për herë të fundit, shtensionim të situatës në veri
Në të kundërtën, ka masa ndëshkuese
Pas takimit dyditor në Bruksel, Këshilli Evropian ka potencuar se zgjidhja e problemeve duhet bërë në bazë të rekomandimeve të 3 qershorit të Bashkimit Evropian.
Këtu hyjnë pezullimi i operacioneve policore, kryetarët e komunave t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të tjera, shpallja e zgjedhjeve të parakohshme dhe pjesëmarrjen e serbët e Kosovës në to, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, rekomandohet vazhdimi i dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.
Mes tjerash këtu hyn edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thuhet në rekomandimet e KE-së.
Kjo është zgjidhja e vetme për situatën në veri, sipas BE-së, në të kundërtën, do të ketë pasoja për Kosovën.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se gjatë javës do të shpallë masa ndëshkuese për Kosovën për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet, shkruan Zëri i Amerikës.
Këto masa janë pezullimi i të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, pezullimi i financimit të programeve të Bashkimit Evropian, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor, si dhe pezullimi i takimeve në nivele politike.
Sipas institucioneve në Kosovë, këto masa janë të panevojshme dhe përcjellin mesazh të rrezikshëm, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? Tensionet në Ngushticën e Hormuzit po rrisin shqetësimet për furnizimin me energji në Evropë, ndërsa dërgesat... -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë










