Shqipëria
BE kërkon sqarime për marrëveshjen për migrantët mes Shqipërisë dhe Italisë
Komisioni Evropian ka kërkuar detaje për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për krijimin e qendrave për migrantët në Shqipëri.
“Ne jemi në kontakt me autoritetet italiane. Kemi kërkuar të marrim detaje të marrëveshjes së migracionit me Shqipërinë”, tha zëdhënësja Anitta Hipper.
“Para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se cili është saktësisht qëllimi”.
Zëdhënësja theksoi se Komisioni ishte informuar për marrëveshjen para nënshkrimit të saj të hënën. Ajo shtoi se “duket ndryshe” me marrëveshjen që Britania ka me Ruandën për të dërguar emigrantë në vendin afrikan, shkruan Top Channel.
Marrëveshja parasheh që Italia t’i japë të drejtat e përdorimit të zonave të përcaktuara pa kundërshpërblim, ato do të menaxhohen tërësisht nga pala italiane, sipas juridiksionit të shtetit italian. Është dakordësuar që numri i migrantëve prezentë në zonat e caktuara nuk do të kalojë tre mijë.
Top Channel mëson se kampet e refugjatëve që do duan të hyjnë në Itali e më tej në Bashkimin Europian do të ndërtohen në zonën e Gjadrit në Lezhë, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi kryesor është kryerja e procedurave kufitare të riatdhesimit dhe pas përfundimit të tyre, do të nxirren jashtë territorit të Shqipërisë.
Transporti në territorin shqiptar dhe shoqërimi i emigrantëve pas përfundimit të procedurave jashtë këtij territori do të kryhet nga italianët, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












