Lajme
BE konfirmon nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Takimi i dhjetë negociator ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duket se ka dhënë rezultate në Bruksel
Mediet në Prishtinë raportojnë për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ndërkohë ende nuk janë dhëne detajet e marrëveshjes së arritur të premten në Bruksel. Lajmi është konfirmuar fillimisht nga Bekim Çollaku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ndërkohë edhe ndërmjetësuesja e këtyre negociatave përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se negociatat kanë përfunduar dhe se tekstit i janë vënë inicialet nga të dy kryeministrat.
“Dua t’i uroj të dy për vendosmërinë dhe guximin që kanë pasur gjatë këtyre muajve. është e rëndësishme që ajo që po shohim ani është një hap më larg nga e kaluara dhe për të dy një hap më afër Evropës”, u ka thënë Ashton gazetarëve në Bruksel.
Mediat serbe citojnë kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, të ketë thënë se ka vënë inicialet në tekstin e propozuar, për pranimin ose refuzimin e të cilit të dyja palët do të deklarohen gjatë ditëve në vazhdim.
Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Catherine Ashton ka kthyer nga dje nga gjysma e rrugës, kryeministrin Hashim Thaçi dhe delegacionin kosovar për t’i vazhduar negociatat të premten në Bruksel me delegacionin e Beogradit, që drejtohet nga kryeministri Ivica Daçiq.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










