Kosova
BE: Kosova ka shkelur marrëveshjen për vizitat zyrtare
QUINT kritikon Kosovën për refuzimin e vizitës të patriarkut serb
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka cilësuar se me moslejimin e vizitës së patriarkut Porfirije, Kosova ka shkelur marrëveshjen për vizitat zyrtare të arritur në kuadër të dialogut, përcjell albinfo.ch.
“Vizita e Patriarkut Porfirije në Kosovë ishte paralajmëruar në përputhje me marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut dhe do të duhej të ishte mundësuar që të zhvillohej dhe të realizohej. Duke refuzuar hyrjen e tij, Qeveria e Kosovës jo vetëm i ka shkelur marrëveshjet e vitit 2014 për vizitat zyrtare, por gjithashtu në mënyrë flagrante ka injoruar rëndësinë që Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të ketë për një pjesë të qytetarëve të Kosovës. Dhe kjo është në kundërshtim me parimet fundamentale për çfarëdo shoqërie shumëkombëshe, tolerante dhe demokratike. Dhe, sërish BE-ja vazhdon të përsërisë thirrjen e saj për zbatim të plotë dhe të pakusht të të gjitha marrëveshjeve dhe përkushtimeve të dala nga dialogu dhe njëkohësisht përfshirë edhe këtë për vizitat zyrtare”, ka thënë Stano.
Ndonëse çështja e vizitave zyrtare nuk është paraparë të jetë në agjendë në takimin e nesërm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, zëdhënësi i Brukselit nuk e përjashtoi mundësinë që kjo të ngritët si çështje nga pala evropiane.
“Takimi i nesërm është i përqëndruar në një agjendë shumë specifike, por mendoj se ne asnjëherë nuk humbim një mundësi për të përçuar porositë tona, pritjet tona ose pakënaqësitë tona me veprimet dhe hapat e vendimet për palët individuale në çdo rast kur i takojmë. Natyrisht nuk është në agjendë për shkak se takimi i nesërm është shumë i ngarkuar me përpjekjet për të zgjidhur çështjen siç edhe në takimet e mëparshme u provua të zgjidhet çështja e ndikimit të vendimit për dinarin të Bankës Qendrore të Kosovës”, ka thënë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












