Shkurt.ch
BE, marrëveshje me Zvicrën për azilin, përkundër “Iniciativës”
"Zvicra do të marrë pjesë në mënyrë të plotë në punën e EASO-s, por në kreun e saj ajo do të ketë vetëm status vëzhguesi"
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka miratuar marrëveshjen mbi pjesëmarrjen e Zvicrës në Byronë evropiane për mbështetje në fushë të azilit EASO. Ajo që është për tu vënë re me këtë rast është miratimi pavarësisht nga rezultati i referendumit të 9 shkurtit, me të cilin vihen në pyetje marrëveshjet bilaterale të Zvicrës me BE-në.
Marrëveshja është miratuar më 11 shkurt ndërsa është bërë publike (nga srf) vetëm më 28 shkurt.
“Zvicra do të marrë pjesë në mënyrë të plotë në punën e EASO-s, por në kreun e saj ajo do të ketë vetëm status vëzhguesi”, thuhet në përfundimin që ka bërë këshilli i ministrave lidhur me këtë çështje. Tash, sa i përket anës së BE-së mbetet të pritet edhe miratimi i Parlamentit Evropian.
Nga ana tjetër, në Zvicër marrëveshja duhet të miratohet nga qeveria dhe parlamenti.
Bisedimet në mes të Zvicrës dhe BE-së për këtë temë kishin përfunduar para një viti. Në rast se marrëveshja hyn në fuqi gjatë vitit 2014, Zvicra do të kontribuojë në këtë organizëm me gjysmë milioni franga.
Ndër detyrat më të rëndësishme të EASO-s është mbështetja e shteteve anëtare, sistemet e azilit të të cilave i janë nënshtruar një presioni më të madh të azilkërkuesve.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












