Lajme
BE, sanksione të reja ndaj Rusisë
Bashkimi Evropian ka miratuar sanksione të reja kundër Rusisë, duke përfshirë një kufi çmimi për tregtinë detare të naftës ruse.
Ai vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj aneksimit të paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës, shkruan Euronews.
Sanksionet e fundit, të miratuara të mërkurën në mëngjes nga ambasadorët e BE-së, paraqesin gjithashtu ndalimin e ri të eksporteve dhe importeve si dhe një dispozitë krejt të re, që do të pengonte shtetasit e BE-së të ulen në bordet drejtuese të kompanive shtetërore ruse.
Individë dhe subjekte të reja, të akuzuar për minimizimin e sovranitetit territorial të Ukrainës, po i shtohen listës së zezë të gjerë.
Lëndët djegëse fosile janë burimi kryesor i të ardhurave të Rusisë dhe përbëjnë 45% të buxhetit federal të vendit.
Sipas Bankës qendrore të Rusisë, në vitin 2021 shitjet e naftës së papërpunuar ruse arritën në 110.2 miliardë dollarë, ndërsa produktet e rafinuara të naftës, si nafta dhe benzina, arritën 68.7 miliardë dollarë.
Vendet perëndimore duan të ulin këto të ardhura të mëdha, të cilat ata kanë frikë se po përdoren për pushtimin e kushtueshëm të Ukrainës./Reuters
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











