Lajme
BE ndanë çmimin “Evropiani i vitit” në Kosovë
Të premten për herë të parë, Zyra e BE-së ndanë çmimin “Evropiani i vitit” në Kosovë, ku të nominuar janë tri femra, një institucion dhe një OJQ
Si pjesë e festimeve me rastin e Ditës së Evropës 2016, të premten në Prishtinë, Zyra e Bashkimit Evropian do të prezantojë për herë të parë çmimin “Evropiani i vitit”, për të falënderuar një individ apo institucion për promovimin e idesë evropiane në Kosovë. Në mesin e të nominuarëve janë tri femra, një institucion dhe një organizatë joqeveritare.
Ky shpërblim do të prezantohet më 13 maj, nga Samuel Zhbogar, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe njëherësh përfaqësuesi Special i BE-së, dhe Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane në Kosovë.
Të nominuarit për shpërblimin “Evropiani i parë i vitit” janë: Majlinda Kelmendi, Kampionia evropiane e xhudos; Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës; Danijela Zubac, anëtare e Bordit të Fondit Zhvillimor; iniciativa “Let’s do it Kosova – Ta pastrojmë Kosovën”; Grupi për Studime Juridike dhe Politike; dhe Krenare Gashi, Shefja e Rrjetit të Qendrave Rinore të Kosovës.
“Kjo ceremoni do të ndiqet nga një prezantim i publikimit “MSA-ja për secilin”, i cili paraqet pikat kryesore të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) në një mënyrë të kuptueshme për të gjithë”, thuhet në një njoftim lëshuar nga Zyra e Bashkimit Evropian bë Kosovë.
MSA-ja në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës ka hyrë në fuqi më 1 prill 2016. Kjo Marrëveshje është kontrata e parë gjithëpërfshirëse në mes të BE-së dhe Kosovës dhe është një e arritur në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe BE-së.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












