Shqipëria
BE për situatën në Shqipëri: Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë
Pas protestave të sotme, ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, i cili dënoi aktet e dhunës që kanë ndodhur sot në selinë e PD-së dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje.
Delegacioni i BE-së thekson se “nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë”.
“Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në agjendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE”, theksohet në reagimin e delegacionit të BE-së.
Edhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, mbështeti deklaratën e Delegacionit të BE-së lidhur me aktet e dhunës në selinë e PD-së, raporton KP. “Në politikën demokratike nuk ka vend për dhunë”, thekson Zingraf.
Protestues të Partisë Demokratike, të mbledhur para selisë së kësaj force politike, hapën sot me forcë derën e selisë. Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë rrëzuar dyert e mbyllura të godinës së Partisë Demokratike dhe kanë hyrë në ambientet e katit të parë të selisë duke thyer xhamat.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit













