Lajme
BE: Përpjekja e Beogradit për kontrollimin e veriut, e papranueshme
Çdo përpjekje e Beogradit që të vendosë kontrollin e vet në veri të Kosovës, shpie drejt afirmimit të stories për ndarjen e Kosovës
Për Bashkimin Evropian është i papranueshëm i vendimi i autoriteteve të Serbisë që veriun e Kosovës ta fusin në sistemin e vet tatimor duke aplikuar tatimin në vlerën e shtuar TVSH.
Sipas Brukselit, veprimi i tillë “lë përshtypjen se autoritetet në Beograd nuk janë plotësisht të sinqerta sa i përket negociatave me Prishtinën”, citon gazeta serbe ”Blic” një burim nga Brukseli.
“Ky vendim ka shkaktuar reagime negative dhe me të nuk mund të arrihet asgjë. Çdo përpjekje e Beogradit që në mënyrë direkte apo indirekte të vendosë kontrollin e vet në veri të Kosovës, shpie drejt afirmimit të stories për ndarjen e Kosovës, gjë që për Brukselin është absolutisht e papranueshme”, ka thënë burimi gazetës.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











