Lajme
BE premton 645.5 milionë euro për Kosovën
BE, brenda 7 viteve të ardhshme, do të mbështesë përpjekjet për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe në Turq me 11 miliardë euro. Kosova do të përfitojë 645.5 milionë
Deri në fund të vitit 2020, Bashkimi Evropian do ta mbështesë zhvillimin e Kosovës me 645.5 milionë euro. Ndërsa vetëm për këtë vit, Bashkimi Evropian ka ndarë një shumë prej 83.8 milionë euro, ndërsa ndërmjet viteve 2018-2020, ato do të arrijnë në 295.2 milionë euro.
Këto shifra janë publikuar sot nga Komisioni Evropian, sipas të cilit, BE-ja do të mbështesë përpjekjet për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për 7 vitet e ardhshme me mbi 11 miliardë euro. Nga këto mjete, Kosova do të përfitojë 645.5 milionë, kurse Shqipëria 649.5 milionë euro.
Sipas këtij plani financimi, fondet nga viti në vit do të vijnë duke u shtuar për të gjitha vendet, thuajse në të njëjtat shifra.
Komisioneri Evropian për Zgjerim Stefan Fule, e cilësoi këtë si një lajm shumë të mirë për të gjithë vendet e rajonin që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian, në zbatimin e reformave që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve si dhe në krijimin e urave lidhëse mes vendeve të Ballkanit.
“Ky financim është një lajm shumë i mirë për rajonin. Kjo do tu ofrojë mbështetje atyre vendeve me një perspektivë evropiane për zbatimin e reformave që do të ndikojnë drejtpërdrejt qytetarët, të ndihmojë ata të ecin përpara në rrugën e tyre për BE-në dhe për të ndërtuar ura lidhëse me fqinjët e tyre”, tha Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












