Kosova
BE-ja publikon agjendën e takimeve në Ohër
Nesër, më 18 mars, në Ohër do të mbahet raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të Brukselit, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa si nikoqirë do të jenë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i mbështetur nga emisari special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak.
Edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë i pranishëm në këtë ngjarje.
Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, takimet e para të ndara bilaterale do të nisin në orën 10:30.
Që do të thotë, Kurti dhe Vuçiqi do të takohen ndaras me përfaqësuesit e BE-së dhe të SHBA-së, para takimit të përbashkët trilateral, Kurti-Vuçiq-BE.
“Të shtunën, më 18 mars, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të mbajë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër, Maqedonia e Veriut. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfirmuan pjesëmarrjen e tyre. Dialogu në Ohër do të fillojë në mëngjes, në orën 10:00, me ardhjen e pjesëmarrësve individualë. Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, fillimisht do të zhvillojë takime të veçanta dypalëshe me liderët njëri pas tjetrit, duke filluar nga ora 10:30, e më pas do të ketë një takim të përbashkët trepalësh”, thuhet në njoftimin zyrtar të agjendës.
Takimi, sipas njoftimit, do të fokusohet në finalizimin e Aneksit Zbatues të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë. Koha e saktë do të përcaktohet gjatë pasditës”, ka thënë BE-ja në njoftim.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj Komunat në rajonin Jura Arc po përballen me vështirësi financiare për shkak të varësisë së lartë... -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër










