Lajme
BE: Shqipëria nuk rrezikon rikthimin e vizave
Shqipëria nuk rrezikon rikthimin e regjimit të vizave me vendet e hapësirës Shengen
Zyrtarë të Komisionit dhe Parlamentit Evropian konfirmuan se shifrat e azilkërkuesve shqiptarë kanë një ulje të ndjeshme këtë muaj, krahasuar me gushtin, shtatorin apo tetorin.
Madje Parlamenti Evropian ka vendosur që të ndryshojë propozimin e Komisionit Evropian në rregulloren për rivendosjen e vizave afatshkurtra për vendet me numër të lartë azilkërkuesish, e cila pritet të kalojë në dhjetor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, raportojnë mediet në Tiranë.
Komisioni Evropian kërkonte që vendet të cilat në gjashtë mujorin e fundit e kanë numrin e azilkërkuesve 50% më të lartë se gjashtë mujorin e parë t’u rikthehen vizat, por për eurodeputetët, ky do të ishte një penalizim politik, prandaj do të propozojë që të mos flitet më për përqindje azilkërkuesish, por masa të forta mbrojtjeje.
Pasi në këtë mënyrë, penalizimi i Bosnjës dhe Shqipërisë, do të ishte i pandershëm, pasi në tërësi ato e kanë respektuar më fort këtë proces, po të kujtojmë që ishin vendet që e përfituan para nesh lëvizjen e lirë, Serbia Mali i Zi apo Maqedonia, ato që alarmuan vendet e Unionit.
Sidoqoftë, edhe me rregulloren e re, zyrtarët e BE-së konfirmojnë se Shqipëria nuk është problematike dhe nuk rrezikon të penalizohet, citon “ABC News”.
Pati një numër në rritje azilkërkuesish në Belgjikë dhe me ndërhyrjen e qeverisë belge dhe asaj shqiptare nga ndëshkimi i tyre deri tek sensibilizimi me spote publicitare, ka ndikuar në ndërgjegjësimin e qytetarëve, duke ulur në muajin nëntor ndjeshëm numrin e azilkërkuesve sikundër ne pjesën më të madhe të vitit ka qenë.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës












