Kosova
BE shqyrton masat ndëshkuese ndaj Kosovës, liberalizimi i vizave nuk preket
Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë për masa ndëshkuese për Kosovës për shkak të zhvillimeve dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.
Megjithatë, një ndër to nuk do të jetë liberalizimi i vizave. Koha.net shkruan se disa burime diplomatike në Bruksel, thonë se në shumë diskutime që janë zhvilluar, shumica e madhe e vendeve anëtare e kanë kundërshtuar një gjë të tillë duke u shprehur se kjo do të ishte një goditje për qytetarët e Kosovës më shumë sesa për ato autoritete që konsiderohen përgjegjëse për situatën, përcjell albinfo.ch.
Ndër arsyetimet tjera ishte se suspendimi i liberalizimit të vizave shpesh lidhet më shumë me çështje të sigurisë dhe të migracionit sesa me arsye politike ndërkaq suspendimi do të ishte mjaft i vështirë edhe nga aspekti procedural.
Megjithatë, me përshkallëzim të situatës kjo do të krijonte edhe probleme të sigurisë që shqyrtimi i liberalizimit mund të bëhej temë diskutimi.
Njëra prej masave të para që pritet të jenë për Kosovën është suspendimi i një nënkomiteti, i cili në kuadër të marrëveshjes së stabilizim-asociimit ekziston mes Kosovës dhe BE-së.
Ky do të ishte një sinjal i parë ndaj Kosovës, ndërsa masat e tjera do të shqyrtoheshin në të ardhmen, varësisht nga zhvillimi i situatës në terren, shkruan koha.net
Mes tjerash, as propozimet për ndëshkime financiare ndaj Kosovës nuk kanë hasur në përkrahje në vendet anëtare të BE-së.
Po ashtu ka edhe ide të tjera që të pezullohen disa takime bilaterale, por gjithsesi, thonë burimet diplomatike në BE, në këtë kohë paksa të acaruar në opinion është e tepërt që të ekzagjerohet me ide të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











