Lajme
BE shtyn sërish hyrjen në fuqi të rregullave të reja të hyrjes
Sistemi i ri i hyrje-daljeve (Entry/Exit System – EES) i Bashkimit Evropian, i parashikuar të hynte në fuqi nga 10 nëntori i këtij viti – është shtyrë për një kohë të papërcaktuar, për shkak se një pjesë e vendeve anëtare të bllokut nuk janë ende të gatshme për përdorimin e tij.
EES, i cili u krijua në nëntor të vitit 2017, është sistem i parashikuar për udhëtarët nga vendet joanëtare të bllokut, shkruan REL.
Komisionarja e BE-së për punë të brendshme, Ylva Johanson, e bëri të ditur lajmin të enjten, por nuk tregoi se kur mund të hyjë ai në fuqi.
Me sistemin EES, të gjithë qytetarët nga vendet joanëtare që udhëtojnë për në BE, duhet t’i regjistrojnë në një sistem të veçantë digjital hyrjet dhe daljet e tyre në dhe nga territori i vendeve të BE-së. Në vendkalimet kufitare, ata duhet të lënë edhe të dhënat personale, përfshirë edhe gjurmët e gishtërinjve dhe të dhënat e tjera biometrike.
Evropian, për të pasur një kontroll se kush hyn në BE, si edhe për t’i luftuar dhe sanksionuar keqpërdorimet nga ata që mund të hyjnë pa viza, por pastaj nuk i respektojnë rregullat.
Por, disa ekspertë të vendeve anëtare kanë paralajmëruar se ky sistem ka mundësi t’i rrisë pritjet edhe ashtu të gjata në kufijtë e jashtme të Bashkimit Evropian.
Ndër vendet të cilat nuk janë gati për të nisur me 10 nëntor zbatimin e këtij sistemi, janë përmendur Gjermania, Franca dhe Holanda.
Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së do të punojnë për të përgatitur zbatimin e këtij sistemi, por data se kur do të nisë kjo nuk është përmendur.
Ky sistem nuk është njëlloj sikur sistemi ETIAS, i cili do të duhej të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.
ETIAS është një sistem i cili u kërkon shtetasve të vendeve të treta të regjistrohen në sistemin e saj para se të udhëtojnë drejt BE-së dhe të presin konfirmimin. Konfirmimin e marrin për një periudhë trivjeçare.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











