Lajme
BE të jetë më e qartë ndaj Kosovës
Shoqëria civile kosovare kërkon nga BE që të jetë më e qartë në raport me Kosovën, veçanërisht rreth liberalizimit të vizave
Nëpërmjet një letre të hapur, shoqëria civile në Kosovë ka kërkuar nga zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, qartësi në raport me integrimin e Kosovës. Shoqëria civile e konsideron të paarsyeshme dhe jo racionale, që vetëm Kosova të mbetët e izoluar në Ballkanin Perëndimor sa i përket vizave.
Përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës kërkojnë nga BE qartësi në arritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Letra i është dërguar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, komisionerit për Politikën e Fqinjësisë së Mirë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn si dhe komisionerit për Emigrim, Diomitris Avramopoulos.
Në këtë letër i është bërë një elaborim defekteve të procesit të liberalizimit të vizave që e mban Kosovën ende si të vetmin vend të izoluar në rajon, kur bëhet fjalë për udhëtim të lirë në zonën Schengen.
Në ndërkohë ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch ka thënë se izolimin e Kosovës nuk po e bën BE por vet Kosova. Sipas tij Evropa duhet fajësuar vetëm atëherë kur Kosova do të plotësonte kriteret dhe nuk do t’i jepej Liberalizimi.
“Pajtohem me ju se do të ishte mirë që të rinjtë të jenë të lirë të vizitojnë Evropën, edhe të punojnë si studentë gjatë pushimeve verore. Por, Evropën duhet kritikuar dhe fajësuar vetëm nëse ajo nuk liberalizon vizat edhe pasi që Kosova të plotësojë kriteret e kërkuara”, ka deklaruar diplomati holandez.
Institucionet e Kosovës, sipas tij, nuk I kanë plotësuar kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave. “Kosova ende nuk i ka përmbushur të gjitha kërkesat e Hartës së Liberalizimit të Vizave: (Visa Liberalization Benchmarks) aty ku duhet ende pune. Është blloku i 3-të i rekomandimeve për rendin publik dhe siguri”, ka deklaruar Bosch për mediet kosovare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











