Kosova
BE thirrje për të vizituar Kosovën: Ta zbulojmë kandidatin e mundshëm për anëtarësim
Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së ka zgjedhur që në një postim të promovojë Kosovën, duke rekomanduar që të vizitohet.
Në përshkrimin e BE-së, Kosova përshkruhet si kandidate potenciale për anëtarësim në BE, transmeton Albinfo.ch.
“Mbeten shumë sfida dhe nevojitet përparim domethënës për të forcuar sundimin e ligjit, për të trajtuar korrupsionin dhe për të punuar drejt një mjedisi më të pastër. Mbështetja e BE-së për Kosovën kërkon të ndërtojë progresin e deritanishëm dhe të krijojë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj”, thuhet në postim.
Në thirrjen “Le ta zbulojmë Kosovën” janë shfaqur edhe disa karakteristika interesante, ku thuhet se 24 për qind e popullsisë përbëhet nga të rinjtë me më pak se 15 vjeç, ndërsa 29.1 për qind i përkasin moshës 30-34.
“Programet e financimit dhe bashkëpunimi shtrihen në shumë fusha, si efiçenca e energjisë, zhvillimi i infrastrukturës, trajnimi për të rinjtë, trashëgimia kulturore e shumë të tjeta”, thuhet në postimin e Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerimin e BE-së.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës











